Mungesa e vizitës së familjarëve, apo njerëzve të dashur, e bën edhe më të vështirë situatën e pacientëve të infektuar me Covid-19 në Spitalin Infektiv.
Përpos problemeve fizike shëndetêsore, këta pacientë përballen edhe me një presion të madh psikologjik, duke mos parë për ditë me radhë asnjë prej të afërmve të tyre.
Mjeku i njohur Dritan Kalo, nëpërmjet një interviste për Report Tv, tregoi se shpesh gjendja e pacientëve është e rënduar psikologjikisht dhe janë bluzat e bardha ato, që krahas kujdesit shëndetësor mundohen të japin edhe suport psikologjik.
“Ne si personel mjekësor mundohemi që përveç suportit mjekësor të bëjmë edhe një suport psikologjik sepse është e qartë se individi i mbyllur vuan mungesën e këtij mjedisi, por duke qenë e përkohshme, ta mbushim ne këtë kohë qëndrimi në spitale. Në ditën e 12-14 përcaktojmë nëse kemi ose jo vazhdimësinë. Nëse rezultojnë negativë rikthehen në familje dhe i nënshtrohen një kontrolli të dytë. Tani nuk qarkullon vetëm COVID-19, por edhe infeksione të tjera, alergjitë stinore. Këta individë e vuajnë largësinë nga familja por ne mundohemi të krijojmë një mundësi relaksimi,”- tha Kalo
Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërsa 154 qytetarë janë shëruar.

Njihuni me 20 modelet ikonë të viteve ‘80











10 maska pëlhurash që mund t’i blini tani!



Kastro Zizo: “Programit tim iu pre koka”




