KreuStil Jetese

LAJM I FUNDIT: Shkon në 23 numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë

LAJM I FUNDIT: Shkon në 23 numri i viktimave nga Covid-19 në vendin

Një tjetër person ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv duke e çuar në 23 numrin e personave të vdekur që lidhen me Koronavirusin në Shqipëri.

Një paciente 72 vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin infektiv në QSUT, e konfirmuar me COVID19. E moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

72 vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse: insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm.

E moshuara është viktima e 23 me COVID19 në Shqipëri.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF