Pink dhe djali i saj 3-vjeçar Jameson u prekën nga koronavirus pak ditë më parë dhe vet artistja e ka përshkruar ‘bashkëjetesën’ e tyre me sëmundjen si kapitujt “më të frikshëm” të jetes së tyre.
Në një rrëfim të bërë në programin “lThe Ellen DeGeneres Show”, Pink tregoi se sëmundja erdhi në shtëpinë e tyre në mes të marsit:
“Erdhi një moment, rreth 18, 19,20 marsit kur temperatura e tij (djalit) rritej dhe nuk i zbriste për orë të tëra. Unë nga ana tjetër çohesha në mes të natës dhe shihja që nuk merrja dot frymë. Ndjeja që më duhej një aparat për frymëmarrjen për herë të parë në 30 vite. Aty nisa të frikësohem”, tha ylli i muzikës.
Sikur të mos mjaftonin këto simptoma, më e frikshmja ishte momenti ku i biri nisi të ankohej për dhimbje në kraharor.
“Jameson më thoshte se ndjente dhimbje në krahëror dhe e kishte të vështirë të mbushej me frymë. Aty ndalova dhe thashë, o Zot çfarë të bëjmë tani? Të shkojmë në spital? Ishte gjëja më e frikshme që s’e kisha menduar kurrë, gjatë gjithë jetës sime”.
Tashmë që më e keqja për nënë e bir ka kaluar, artistja është angazhuar të ndaj me publikun përjetimin e saj dhe madje për luftën kundër Covid-19 ka dhuruar 1 milionë dollarë.





Njihuni me 20 modelet ikonë të viteve ‘80











10 maska pëlhurash që mund t’i blini tani!



Kastro Zizo: “Programit tim iu pre koka”
