Ylli i “Harry Potter” Rupert Grint ka njoftuar se ai dhe partnerja e tij Georgia Groome janë duke pritur fëmijën e tyre të parë së bashku.
Aktori 31-vjeçar, i njohur më së shumti për interpretimin e Ron Weasley në seritë e filmit hit, dha lajmin e gëzuar të premten në mbrëmje.
Një përfaqësues i çiftin tha: “Rupert Grint dhe Georgia Groome janë të gëzuar të njoftojnë se po presin një fëmijë dhe do t’ju luten të respektoni privatësinë e tyre në këtë kohë”.
Grint dhe Groome, një aktore 28-vjeçare, janë në një marrëdhënie dashurie që prej vitit 2011.
Ai u bë i famshëm në mbarë botën pasi luajti në “Harry Potter And The Philosopher’s Stone” në 2001 si Ron.