Julian Deda është gjithmonë i kujdesshëm dhe romantik kur vjen puna te bashkëshortja e tij Armanda.
Kjo e fundit feston sot ditëlindjen e saj dhe as në këtë ditë nuk mund të mungoj urimi special i aktorit shkodran për brunen që i ka vjedhur zemrën prej vitesh.
Edhe pse të izoluar dhe të detyruar të festojnë ditëlindjen e Armandës në shtëi, Juli ka ditur si ta surprizoj bashkëshorten në këtë ditëlindjen që është ndryshe nga të tjerat.
“A urohet ditëlindja në këtë kohë? më pyete mbrëmë. Përgjigjen po ta jap sot. Nuk ka pandemi që të mund të na pengojë, mjafton ai shikimi në foto që nuk ka ndryshuar që nga dita e parë qê të pashë. Kaq mjafton dhe gjithçka e imja ndalon dhe thotë “Të dua shumë sepse je thjesht ti. Gëzuar ditëlindjen zemër”-shkruan aktori i “Klanifornia”.
Çifti që shijon historinë e dashurisë prej shumë vitesh janë prindër të dy fëmijëve: vajzës Reina dhe djalit Mateo.