KreuStil Jetese

Bilanc tragjik në SHBA: Mbi 2000 të vdekur në 24 orë

Bilanc tragjik në SHBA: Mbi 2000 të vdekur në 24 orë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po regjistrojnë shifra të frikshme dhe bilance tragjike në përballjen me Covid-19.

Deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus është 502.876 persona ndërsa vetëm në 24 orët e fundit sipas shifrave zyrtare janë shënuar mbi 2000 viktima në vend.

Shteti më i prekur sipas burimeve është New York-u ndërsa ekspertët bëjnë me dije se java e ardhshme pritet të jetë piku i epidemisë në SHBA, që do të thotë se pritet të rriten shifrat e vdekshmërisë.

SH.B.A. së shpejti mund të tejkalojë Italinë si vendi me vdekjet më te mëdha nga koronavirusi në të gjithë botën- shkruan Washington Post.

Deri më tani, SHBA është vendi i dytë në botë për numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi, ndërsa numri i personave të shëruar ka shkuar në 27.314.

Vendi po haset gjithashtu edhe me probleme të sistemit shëndetësor pasi në spitale numri ishtretërve nuk e përballon dot numrin e të infektuarve. Ndërkaq situata është e vështirë për t’u menaxhuar edhe me varret, ku autoritetet janë detyruar të procedojnë me varre masive.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF