KreuStil Jetese

Arbër Arapi i “Ethet e së premtes mbrëma” humb nënën; “Se kisha menduar se do të thoja kështu lamtumirë”

Arbër Arapi, këngëtari i njohur me profesionin e mjekur ka pësuar një humbje të rëndë.

Nëna e artistit është ndarë nga jeta, ndërsa Arapi nuk mundi t’i ishte pranë e t’i jepte lamtumirën.

Lajmin e trishtë e ka dhënë ai vetë përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke shkruar edhe fjalët e ndjera.

“Se kisha menduar kurrë se do të thoja kështu lamtumirë shpirti im. Ti do jesh gjithmonë në zemrat tona”- shkruan Arbëri mbi videon e realizuar me kujtimet fotografike të së ëmës.

Arbër Arapi prej pak vitesh jeton në Gjermani ku punon si mjek.

Ai është i martuar me këngëtaren Marsida Saraçin, me të cilën u njoh tek “Ethet e së premtes mbrëma” në sezonin e parë. Ata janë prindër të një djali.


Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF