KreuStil Jetese

Covid-19; Shënohen 21 raste të reja mes tyre 2 fëmijë dhe 1 mjek

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar vetëm pak minuta më parë të dhënat lidhur me Covid-19 në vendin tonë.

Albana Fico, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik ka pohuar se gjatë 24 orëve të fundit në 193 teste të kryera kanë identifikuar 21 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.

Nga këta, 1 është personel mjekësor dhe dy janë fëmijë, të cilët janë pa simptoma klinike.

Deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF