Një nga sipërmarrësit më të njohur në vend, Samir Mane tha në emisionin “Opinion” se kriza ekonomike e shkaktuar nga COVID-19 do të ketë efektet e veta edhe në Shqipëri.
“Nëse kriza vazhdon deri në fund të majit, do të na duhet 1 vit për t’u kthyer aty ku kemi qenë kur e kemi nisur krizën. Pra në vitin 2021 do të jemi si në vitin 2020, unë mendoj se do te marri rreth 1 vit nga rekuperimi i kësaj krize”, tha Mane duke deklaruar se edhe në Shqipëri zinxhiri ekonomik nuk po funksionon siç duhet.
“Kjo është një krizë globale, padyshim që do ketë efektet e veta. Kriza do jetë prezente me papunësinë, me biznes me të ulët, me uljen e konsumit,”, u shpreh Mane. Lidhur me papunësinë, për të cilën u deklarua se në Shqipëri ka arritur në 40 mijë persona, Mane tha se për bizneset që janë të varur nga eksportet pritet që kjo shifër të rritet ende.
Opinion.al




Horoskopi ditor: 15 prill 2020








Horoskopi Ditor 14 Prill 2020







