KreuStil Jetese

Mrekullitë ndodhin, 27-vjeçarja me koronavirus në terapi intensive dhe koma lind vajzën e shëndetshme

Angela Primachenko është një 27-vjeçare SHBA-ja e prekur nga koronavirusi.

Në javën e 33-të të shtatzënisë, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe ajo futet në terapi intensive.

Ndërkohë që është në koma farmakologjike ajo lindi një vajzën, por vetëm kur zgjohet e zbulon se është bërë nënë.

Nga analizat, fatmirësisht e vogla Ava rezultoi negative me koronavirus, por nënë e bijë duhet të qëndrojnë larg njëra-tjetrës për pak kohë.

Në Instagram, Angela shpërndau një mesazh për të treguar atë që kaloi në 3 javët e fundit:

“Dola nga spitali pas 7 ditësh aty, 10 ditësh në respirator dhe 1000 lutjeve. Është shumë bukur të jesh në shtëpi sërish!”

Në fund të muajit mars, motra e saj binjake kishte nisur një mbledhje fondesh për të përballuar shpenzimet spitalore, duke grumbulluar rreth 50 mijë dollarë.

Angela dhe bashkëshorti i saj janë tregtarë të vegjël dhe sigurimi shëndetësor i tyre nuk arrinte të përballonte shtrimin në terapi intensive.

“Binjakja ime jo vetëm që i mbijetoi koronavirusit, por arriti edhe që të sillte në jetë vajzën ndërkohë që ishte në koma farmakologjike. E di, askush nga ne nuk e shpjegon dot se si ndodhi kjo, por ja që mrekullia ndodhi”, shkroi motra binjake e Angela.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF