Joana, vajza e vogël e artistit korçar Stefi Prifti ka shkruar disa fjalë prekëse në ditëlindjen e nënës së saj të ndjerë.
Me disa foto kujtime të jetës së tyre, adoleshentja që premton të jetë një yll i muzikës, ka pritur që akrepat të puthen në 00:00 për t’i shkruar një mesazh ëngjëllit të saj mbrojtës.
“Gëzuar ditëlindjen mami. Ëngjëlli im mbrojtës. Ka shumë gjëra që do të doja t’i thoja por që nuk ka mjaftueshëm fjalë për të shprehur se sa shumë më mungon. Sot, ditëlindja jote më kujton të gjitha kohërat e bukura që kemi kaluar, të gjitha herët që kemi qeshur me të madhe, ato herët që kemi kënduar e kërcyer me Marian e Simonën …”- shkruan Joana.
Ajo e mbyll dedikim e saj për mungesën e pashlyeshme të të ëmës me fjalët prekëse:
“Këto do mbaj në mend sot, njeriun më të lumtur dhe më të dashur që kam parë ndonjëherë. Mamin tim”.
Këtij mesazhi i është përgjigjur edhe babai i Joanës, artisti i madh korçar Stefi Prifti duke i shkruar:
“Shpirti i babit ti ❤️ Mamin do e kesh gjithmonë pranë. Ajo e di që duhet të jetë me ty për çdo gjë dhe në çdo rast. Mami ju ka lëne uratën ty dhe Maria…Të jeni gjithmonë mirë dhe të lumtura. Gjithmonë kështu do ta kujtojmë namin, siç the ti. Të qeshur dhe të gëzuar! Me energjinë e saj të pashtershme. Me dashurinë dhe mirësinë e saj ëngjëllore”.
Marina, bashkëshortja e artistit imu nda nga jeta parakohe në 1 dhjetor të 2015-ës në moshën 45-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Ajo la pas dy vajzat Joanën dhe Marian.