KreuStil Jetese

Covid-19: Shqipëria shënon sot mbi 500 të infektuar!

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 raste të reja të të prekurve me COVID-19, ku 3 prej tyre janë staf mjekësor në qytetin e Kukësit. 518 persona janë në total personat e regjistruar në Shqipëri të cilët kanë dalë pozitivë, të prekur nga COVID-19.

Ndryshe nga herët e tjera të dhënat janë bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga salla e Kuvendit gjatë seancës së sotme parlamentare.

Ministrja tha se vendi po e përballon më së mirë këtë situatë, ku në të dy spitalet COVID është zënë vetëm 14 % e kapacitetit të tyre, dhe falë masave u bë shmangia e kolapsit të sistemit shëndetësor.

Prej 5 ditësh fatmirësisht numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të infektuarve aktivë, por ende jemi në luftë dhe kemi arritur të sheshojmë kurbën epidemiologjike duke gjurmuar çdo rast, theksoi ministrja e shëndetësisë Manastirliu.

Sipas ministres në Shkodër, Fier, Elbasan dhe Tiranë, por dhe në të gjithë vendin po punohet pa ndaluar në terren, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në fjalën e saj Manastirliu nuk harroi që të falenderoj stafin mjekësor I cili është në vijën e parë me përballjen me koronavirusin.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF