KreuStil Jetese

Princesha e Suedisë heq dorë nga kurora, nis punën në spital në luftën kundër Covid-19

Princesha Sofia e Suedisë ka lënë mënnanë dhe ka filluar sot punën në spital për të ndihmuar vendin në luftën kundër koronavirusit.

Anëtarja e familjes mbretërore, 35 vjeçarja, e cili është e martuar me Princin Carl Philip, 40 vjeç, kreu një kurs tre-ditor në Kolegjin Universitar Sophiahemmet në Stokholm, ku ajo është anëtare nderi.

Spitali është mbingarkuar për shkak të COVID-19, duke çuar në fillimin e programit të trajnimit të urgjencës. Tani, 80 njerëz në javë përfundojnë kursin ku mori Princesha Sofia.

Tani, ajo është në gjendje të kontribuojë në kujdesin shëndetësor dhe të ndihmojë në luftimin e pandemisë, e cila ka infektuar 11.927 persona në vendin skandanav ku kanë humbur jetën 1203 persona.

Fotografitë e shfaqin Princeshën në ditën e parë të punës duke pozuar me anëtarët e tjerë të stafit në spitalin Sophiahemmet – të cilët të gjithë mbajnë një distancë të sigurt nga njëri-tjetri.

Ish-modelja u bë pjesë e familjes mbretërore suedeze në 2015-ën, pasi u martua me Carl Phillip, djalin e mbretit Carl Gustaf. Ata janë prindër të dy fëmijëve të vegjël.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF