KreuStil Jetese

Mposhti Covid-19; Dr.Skënderaj Brataj rikthehet në punë, stafi e pret me duartrokitje

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skender Brataj ka mposhtur Covid-19 pas infektimit me virusin në 20 mars dhe izolimit në shtëpinë e tij prej gati 1 muaji.

Doktori është rikthyer të premten e 17 prillit në punë, në ambientet e Urgjencës dhe në ditën e tij të parë të punës pas betejës me koronavirus, është pritur me duartrokitje që kanë nisur në oborrin e institucionit e që kanë vazhduar deri në ambientet e brendshme.

Video-ja emocionuese është regjistruar nga EuroNews Albania dhe është publikuar në Instagram nga gazetarja Ilva Tare.

Në video shihen qartë edhe emocionet dhe lumturia në sytë e drejtuesit të një prej insitucioneve shëndetësore më të rëndësishme të momentit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF