KreuStil Jetese

“Nuk mund ta besoj që erdhi kjo ditë”; Klea Huta bën gati çantën me gjërat e bebit

Mesa duket numërimi mbrapsht ka filluar për shtatzëninë e prezantueses Klea Huta.

Teksa shijon javët e fundit të pritjes së ëmbël, ajo ka nisur të bëjë edhe pregatitjet e para të çantës së bebushit që pritet të vijë ne jetë në pak javë.

Teksa ndan me ndjekësit në Instastory videon ajo nuk fsheh as emocionet e këtij momenti.

“O zot, nuk mund ta besoj se kjo ditë erdhi. Po përgatis gjërat e para të bebit dhe është shumë shumë emocionuese. Sapo të bëj gati valixhen do jua tregoj në një video”, ka shkruar Klea.

Klea është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël dhe ka treguar se do të sjellë në jetë një djalë.

Moderatorja e njohur Klea Huta dhe partneri i saj, Elgit Doda, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF