Rrjetet sociale dje kanë gëluar nga “vezët”e Pashkëve, teksa urimet janë ndarë mes të krishterëve e atyre të besimeve të tjerë, duke dëshmuar edhe njëherë harmoninë fetare mes shqiptarëve.
Ndër shumë urime të personazheve apo politikanëve ka bërë përshtypje ai i deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili si asnjëherë më parë ka uruar me një kartolinë të veçantë, pikërisht një fotografi të shportës me vezët e Pashkëve, ku protagoniste ishte vajza e tij e vogël, Melani!
Fotoja e ëmbël ka marrë pëlqimin dhe komentet e ndjekësve të shumtë të Ballës, ndërsa shoqëronte urimin optimist për situatën aspak të lehtë, që po kalon vendi ynë dhe gjithë bota për shkak të pandemisë së COVID 19.
“Drita e Pashkës të na ndriçojë rrugën në këto ditë të vështira që po kalon mbarë njerëzimi, të na ndriçojë mendjet, të na hapë zemrat për më shumë besim e më shumë falje…”, ka uruar Balla.
Publikimi i fotos së vajzës Melani është një nga rastet e rralla nga ana e deputetit, baba edhe i 11-vjeçarit Robin!