KreuStil Jetese

Xhaxhai i Mario Dedivanoviç infektohet me koronavirus; Grimieri bën donacionin e madh për mjekët

Grimieri i njohur shqiptar Mario Dedivanoviç ka vendosur të japë kontributin e tij për mjekët në New York që ndodhen në vijën e parë të frontit në betejën ndaj COVID-19.

Në një postim në Instagram, ai shprehu mirënjohjen për stafin mjekësor, duke i quajtur heronj, për punën e tyre të palodhur për trajtimin e pacientëve me virus.

Grimieri zbuloi se vendosi të japë edhe ai kontributin e ti duke dhuruar qindra maska për spitalet.

Asgjë nuk mund të shprehë mirënjohjen time për heronjtë në vijën e parë, dhe të gjitha mënyrat me të cilat ata po punojnë pa u lodhur për të trajtuar pacientët dhe për të mbajtur të sigurtë Neë Yorkun. Doja të kontribuoja në një farë mënyre dhe bisedova me miqt e mi. Sot ne dhuruam qindra maska për një spital në Bronx që është duke u kujdesur shumë për xhaxhain tim pasi u diagnostikua me COVID-19. Ne gjithashtu dhuruam maska për fytyrën në dy spitale të tjera,”- shkroi ai.

Ndërsa më pas bëri thirrje që të mos harrohet kurrë fakti që mjekët po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar njerëzit.

“Mos të harrojmë kurrë se si profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor kanë vendosur jetën e tyre në rrezik për ne gjatë kësaj kohe. Ne ju duam ju,”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF