KreuStil Jetese

Bledi Strakosha pranon lidhjen e re; “Karantina më gjeti çift, por kemi vendosur të mos takohemi”

Prezantuesi i njohur Bledi Strakosha ka marrë për pak kohë pushim nga emisioni i tij “Me Bledin”në Rtsh për shkak të Covid-19, por vijon të jetë aktiv në Instagram.

Por edhe pse i mungon ekranit këto ditë, Bledi vazhdon të jetë i pranishëm për publikun përmes lajmeve e të rejave më të fundit nga jeta e tij private. Prezantuesi i njohur, i cili ruaj me fanatizëm jetën e tij private kësaj here ka zgjehdur të na jap disa të informacione se çfarë po ndodh me zemrën e tij e si po e kalon ai izolimin

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Plus”, Strakosha ka rrëfyer se aktualisht është një një lidhje të re dashurie, ndonëse në këtë periudhë pandemie ka zgjedhur të izolohet i vetëm dhe jo me personin e zemrës.


“Unë jam në një lidhje ç’është e vërteta, por kemi vendosur të mos takohemi këto kohë. Kështu afër si distancë gjeografike, sepse jetojmë në një qytet, por larg në kuptimin e mundësisë për t’u përqafuar, puthur…”

Megjithatë prezantuesi pohon se nuk nxiton të krijoj familje sepse e konsideron këtë hap si përgjegjësi shumë të madhe.

“Mendoj se hapa të tillë nuk janë në dorën tonë. Krijimi i një familjeje është një dëshirë e hershme, por edhe përgjegjësi e madhe. Nuk mendoj se duhet të lejoj rrethanat që të diktojnë këto vendime. Edhe pse këto kohë, për herë të parë në jetë po ndiej disi vetminë, nuk mund e nuk dua të nxitohem për të krijuar lidhje të gjata apo familje. Por nëse kushtet e ndjenjat puqen siç duhet, do të isha shumë i lumtur të ndodhte”.

I pyetur se si po i kalon këto ditë izolimi i vetëm, Strakosha u përgjigj se po e shijon qëndrimin në shtëpi, se i mungon familja e tij dhe se uron që e gjithë kjo të mbarojë shumë shpejt.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF