KreuStil Jetese

Probleme shëndetësore për Hashim Thaçin; Presidenti i Kosovës shtrohet në spital

Probleme shëndetësore për Hashim Thaçin; Presidenti i

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, bëri me dije mëngjesin e së hënës, se Hashim Thaçi është shtruar në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Presidencës, Hashim Thaçi ka shfaqur probleme me veshkat dhe për këtë arsye po mbahet në kontrollin e mjekëve.

Pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, presidenti ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtruar në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas zyrës së presidentit, gjendja shëndetësore e Hashim Thaçit është e qëndrueshme.

Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi”, thuhet në njoftim

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF