KreuStil Jetese

Pas lindjes së vajzës, Mc Kresha do të heqë dorë nga muzika?!

Artisti i njohur i nuzikës Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë.

Edhe pak javë kanë mbetur nga shtatzënia e bashkëshortes së Kreshës dhe shumë shpejt çifti do të ketë në krah vajzën e tyre.

E ardhja në jetë e bebushes duket se do të ndikojë jo vetëm në jetën familjare dhe personale të reperit, por edhe në karrierën e tij.

I ftuar në emisionin “E Diell”, Mc Kresha tha se pak nga pak do të largohet nga muzika, pasi çdo gjë e ka një cikël të caktuar

“Pak nga pak po ik nga muzika. Realisht më herët kamë bërë 1 album në vit, ndërsa tani një album në dy vite. Kjo ështl njl farë lloj ikjeje. Por nuk mund të shkëputem menjëherë”, tha Kresha.

“Unë mendoj se si sporti edhe arti e kanë ciklin e vet dhe më pas duhet t’u lësh vendin të rinjve” përfundoi artisit.

Më pas ai shtoi se mezi po pret që të marrë në dorë vajzën e tij dhe se po merr shumë këshilla prindërimi nga miqtë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF