Aktori i njohur Rikard Ljarja humbi jetën mbrëmjen e së hënës pas një sëmundje të rëndë, duke shkaktuar një humbje të thellë te familjarët, miqtë dhe kinematografia shqiptare, të cilës i la shumë vepra të ndritura.
Kur kanë kaluar vetëm pak orë pas ikjes së regjisorit të njohur, Lorena vajza e Rikard Ljarjes ka gjetur forcën për të shprehur dhimbjen e saj përmes disa fjalëve prekëse.
Me anë të disa fotove familjare dhe kujtimeve me të atin, vajza e madhe e aktorit shkruan:
“Sot ka qene nje dite shume e dhimbshme per mua dhe familjen time…. jo vetem sot, por qe sot gjithcka do jete ndryshe per ne. Asnjehere nuk je gati ti thuash lamtumire prindit, por une thjesht do zgjedh ti them sot babit mire u pafshim.
Nuk jam shume e mire me fjale, po sot te gjithe ju miqte e tij dhe tanet na keni mbushur, plotesuar me ngushellimet dhe gjithcka qe keni ndare per babin tim. Ju falenderoj sinqerisht nga zemra per cdo gje dhe cdo respekt qe i keni dhene babait tim.
E kemi percjelle me dite te veshtira, por thjeshtesia ishte ajo qe ai gjithmone ka dashur.
Sapo te kthehet pak normalitet ne jetet tona , familja jone do organizoje dicka per ta kujtuar te gjithe bashke. U prefshe ne paqe dhe tu befte shpirti drite o babush.”
Aktori Rikard Ljarja u përcoll të martën në banesën e fundit, pas një ceremonie familjare në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër.