KreuStil Jetese

‘Nuk e durojnë dot njëra-tjetrën’, lufta ndaj COVID-19 bën bashkë Rita Orën dhe Dua Lipën

Rita Ora dhe Dua Lipa janë artistet shqiptare me famë ndërkombëtare që nuk kanë aspak marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën. Ato ‘nuk e durojnë dot njëra-tjetrën’ shkruajnë mediat, por ama solidariteti dhe humanizmi i ka bërë bashkë për herë të parë në një projekt bamirësie.

23 yje të muzikës pop do të realizojnë një projekt muzikor bamirësie për të mbledhur para për fondin lehtësues për pasojat e COVID-19.

Duke përdorur “telefona, tenxhere, tiganë dhe kitara akustike”, artistët si Dua Lipa, Coldplay’s Chris Martin, Rita Ora dhe Ellie Goulding smdo të realizojnë coverin e këngës së Foo Fighters ‘Times Like These.

Të ardhurat nga projekti do të shfrytëzohen për të ndihmuar njerëzit në Britaninë e Madhe të prekur nga kriza e koronavirusit. Fitimet nga dëgjuesit ndërkombëtarë do të shkojnë në Fondin e Reagimit të Solidaritetit të Covid-19 të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF