Shtatzënia nuk e ka ndalur Jonida Vokshin nga puna dhe të qënurit aktive, përkundrazi!
Moderatorja, në pritje të ëmbël të një vajze vijon të jetë aktive dhe plot ide, ndonëse tashmë numërimit drejt lindjes po i vjen fundi.
Pas pjesëmarrjes në jurinë e talent shoq Top Talent 3, në Top Channel, Jonida ka zbuluar projektin e ri, kësaj here në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, regjisorin Besnik Krapi.
Çifti do të sjellë për publikun një reality show të veçantë e shumë ndryshe, që do të nisë transmetimin të premten në orën 20:00 në Gjirafa Video. Spoti i ri i programit sapo është publikuar në rrjetet sociale dhe komplimente kanë shkuar të gjitha për idenë dhe padyshim për Jonidën dhe bebushen që e ka zbukuruar aq shumë.
Në muajin e tetë të shtatzënisë, në klip moderatorja shfaqet me humore e gjendje të ndeyshme shpirtërore, përshtatur edhe me pritjen e ëmbël dhe ndryshon disa look e veshje për çdo moment të dotës.
Qoftë me pizhama, tuta sporti, apo fustan mbrëmjeje të gjitha Jonidat përgjatë klipit kanë një emërues të përbashkët: bukurinë dhe nurin në dozat më të ëmbla.



















