Artisti nga Kosova Lyrical Son ka qenë pasditen e së martës i ftuar përmes Skype-t në një lidhje me enisionin “Ftesë në 5”.
I gjendur i izoluar në shtëpinë e tij bashkë me bashkëshorten Gresën dhe dy vajzat e vogla, Festimi ka rrëfyer për herë të parë një hiroti të trishtë që lidhet ne shtatzëninë e dytë të gruas së tij.
I pyetur nga drejtuesja e emisionit se nëse planifikonin të zgjeronin familjen e tyre me të tjerë fëmijë çifti u shpreh se dëshirojnë ta zgjerojnë familjen dhe teksa flisnin për fëmijët, Lyrical tregoi se shtatzënia e dytë bashkëshortes së tij ka qenë në rrezik dhe ajo rrezikonte të abortonte fëmijën.
Ai tha se të gjithë mjekët ku kanë shkuar për kontroll i patën sugjeruar se për shkak të një komplikacioni Gresa duhet ta abortonte fëmijën. Në vizitën e fundit që kemi bërë tha Lyrical mjeku na tha: “Kjo (shtatzëni) nuk ka të bëjë me mjekësinë por është një mrekulli e Zotit”.
“Erika sot i ka 1 vjet e 3-4 muaj”- tha artisti duke treguar kështu se falë lutjeve të shumta dhe besimit në Zot ata ia dolën ta mirëpresin vajzën në jetë.
Nga martesa disavjeçare me partneren, Gresa, reperi është baba i dy vajzave Eva 4 vjeç dhe Erika që erdhi në jetë në 28 janar të 2019-ës.



















