Gazetari i emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka pohuar se ai ka qenë i infektuar me Covid-19 që në muajin janar.
Gazetari tha se ka zbuluar infektimin me virusin përmes kryerjes së analizës së anti-trupave dhe këtë ‘sekret’ e ka zbuluar në përfundim të emisionit të kësaj të marte.
“Për t’ju zbuluar një sekret, në analizat që bëra të anti-korpeve, jam një person që e kam kaluar Covid-in. Pra e gjithë kjo situatë karantine që rrijmë mbyllur është për të transmetuar të gjithën. Që në janar e kam kaluar”, është shprehur Kodra.
Megjithatë, ai shtoi se megjithëse ishte infektuar, nuk kishte pasur asnjë simptomë të Covid-19.



















