Saga e deklaratave dhe përplasjeve online mes dy ish-prezantuesve të larguar të emisionit “Rreze Dielli” dhe televizionit Report Tv vijon kësaj here me kundërpërgjigjen e dy të parëve.
Pak ditë më parë përgjegjësit e televizionit akuzuan përkatëisht Alban Musën për shkelje të rënda ndaj masave të higjinës së televizion kundër shpërthimit të pandemisë së Covid-19, dhe Suada Dacin për shkak “të shkeljeve të vazhdueshme profesionale dhe të rregullave të punës në grup.”, këto deklarata janë kudnërshtuar nga protagonistët me anë të reagimeve në Instagram.
Alban Musa thotë se kjo që po bën ish-televizioni ku ka punuar është “alibi për të justifkuar zhurmës që ka shkaktuar largimi i tij” dhe se problemet mes palëve janë të hershme dhe dorëheqja e fundit nuk është e para.
“Unë u largova nga pozicioni i mëparshëm i punës pasi nuk pranova gjuhën dhe mënyrën e punës që po më imponohej ditë pas dite. Sa për dijeni kjo ishte dorëheqja ime e dytë në këtë Tv, për të njëjtën arsye. Tani dua të sqaroj pak thyerjen e famshme të rregullave Covid. Gjithë çështja ka të bëjë me një video Tik Tok që unë kam bërë gjatë situatës së Covid, brenda studiove të TV, pa maskë, xhirimi i të cilës ishte jo më shumë se dy minuta.
Për atë video kam marrë gjobë të cilën e kam pranuar dhe e kam paguar. Përdorimin e kësaj çështje për të më bërë fajtor besoj se dhe një fëmijë në moshën e time bije e kupton që është alibi dhe kundërpërgjigje ndaj zhurmës që shkaktoi largimi im.”– shkruan Musa.
Ai e mbyll deklaratën e tij mbi këtë çështje duke thënë se nuk dëshiron të harxhoj më asnjë pikë energji por t’i përqëndrojë energjinë e tij në projektet e reja.
Ndërkaq edhe gazetarja Daçi ka reaguar pas akuzave të Report Tv për shkeljen e rregullave profesionale dhe të punës në grup duke thënë se:
“Nëse s’je profesionist askush s’të mban në punë për 7 muaj se nuk po punojmë në “strehëza vorfnore”, por në media. Uroj ta kalojmë situatën e Covid-19 se për punë nuk ka vdekur njeri.”- përfundon ajo.



















