Emisioni i Arbana Osmanit, “Dua të të bëj të lumtur” ishte në listën e emisioneve që ndërprenë transmetimet për shkak të pandemisë së Covid-19.
Një ndër programet prime-time me shikueshmërinë më të lartë, la përgjysmë sezonin e këtij viti dhe fati i tij mbeti në pikëpyetje, nëse Top Channel e mbylli emisionin për këtë sezon apo nëse do të rikthehej ku ishte lënë.
Një reagim mbi këtë çështje e ka bërë pak orë më parë autorja dhe drejtuesja e emisionit, Arbana Osmani që ka sqaruar se çfarë do të ndodhë me “Dua të të bëj të lumtur”.
Arbana ka treguar se emisioni do të rikthehet sërish në ekran, por kur situata të jetë përmirësuar.


Stil Jetese
Horoskopi sot, e hënë 27 prill 2020

Stil Jetese
Horoskopi ditor, e dielë 26 prill 2020!






Stil Jetese
Ndahet nga jeta ylli i “The Lord of Rings”










