KreuStil Jetese

Ditëlindje dhe lot! Agron Llakaj mbush 60 vjeç mes dedikimit prekës të të bijës dhe surprizës së stafit

Agron Llakaj ka festuar sot 60-vjetorin e ditëlindjes. Ndonëse në një kohë të pazakontë pandemie dhe i privuar nga festimet tradicionale, ky përvjetor nuk ka kaluar pa surprizat e veçanta të përgatitura nga stafi i show-t të humorit “Al Pazar” dhe urime e të njerëzve më të dashur.

Stafi i spektaklit humoristik e ka surprizuar Llakajn në ambientet e jashtme të godinës duke e pritur me tortë, tullumbace e buqetë lulesh teksa i këndojnë njëzëri “Shumë urime”.

Gjesti dhe surpiza ka përlotur aktorin e njohur i cili nuk ka mundur të shmang lotët siç duket edhe nga videoja e publikuar në rrjetet sociale.

Por urimi që ka prekur më së shumti zemrën e Agronit është ai që i ka shkruar e bija, Alkida.

Në pamundësi për ta festuar së bashku, ajo i shkruan të atit një urim emocionues ku thotë:
 

Anë e mbanë botës do të vrapoja me një frymë për të mbledhur në buqetë urimet më të bukura që ekzistojnë dhe të t’i dhuroja sot ty babush në 60 vjetorin e lindjes….do të rendja edhe këmba-dorës pa u lodhur, ashtu si dikur fëmijë 2 vjeç rendja vrullshëm e me zemrën që me dilte vendit nga gëzimi, sapo dëgjoja derën të hapej e ti të vije nga Tirana e largët për të gëzuar pak ditë me ne…

Por sot babushi im s’mundemi t’a festojmë ashtu siç kishim thurrur plane pa fund sëbashku, distancën nuk e kemi më kilometrike por sociale. Me shpresën se ditë më të bukura do të vijnë dhe ne do të festojmë të gjithë bashkë ditëlindje pa fund deri në ditëlindjen e tënde të 100! Nuk gjej fjalë mjaftueshëm për të të shprehur gjiiiiithë çfarë kam në zemrën qe ende me del vendit për ty;

Nuk gjej fjalë mjaftueshëm të të falenderoj për gjithë sakrificat e tua deri në vetëmohim; nuk gjej dot fjalë mjaftueshëm të të them sa krenare jam për njeriun mrekulli që je ti…Sot dua si për çdo ditë t’i falem Zotit që jam gjaku yt e ti je Ati im! Gëzuar ditëlindjen e 60 babushi im!”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF