Ylli i muzikës pop Beyonce Knowles ka dhuruar shumën e 6 milionë dollarëve për përballimin e pandemisë së koronavirusit.
Përfaqësuesit zyrtarë të organizatës bamirëse të Beyonce “Bey Good” në një deklaratë të shpërndarë në rrjett hanë se shuma do të shërbejë për të financuar shëndetin mendor dhe shërbimet e shëndetit personal të komunitetit afro-amerikanë që sipas tyre janë më të prekurit nga pandemia.
afro-amerikanët janë shtresa më e goditur në këtë pandemi dhe fuqia punëtore që nuk e ka luksin për të punuar nga shtëpia’.‘Jemi një familje, na mbroni. Pjesa më e madhe e komunitetit afro-amerikan është goditur nga kjo krizë. Virusi po vret shumë njerëz me ngjyrë dhe ka një rritje alarmante në amerikë. Ju lutem na mbroni, jemi një familje dhe kemi nevojë për ty’, thuhet në një video të publikuar në Instagram nga Beyonce.
Në njoftimin zyrtar shkruhet se:
“Beyonce njeh ngarkesat e mëdha të shëndetit mendor dhe fizik që rëndojnë punonjësit gjatë pandemisë së Covid-19. Në qytetet tona të mëdha, afrikano-amerikanët përbëjnë një numër disproporcional të punëtorëve në këto profesione që do kenë nevojë për ndihmë, përfshirë kujdesin mjekësor, furnizimet ushqimore, si gjatë dhe pas krizës.”
Beyonce është artistja e radhës në mesin e shumë personazheve të tjerë të famshëm që kanë kontribuar në luftën kundër koronavirusit, mes tyre Tom Hanks, Kelly Ripa, Rita Ora etj.
Në fillim të këtij muaji, Beyonce theksoi ndikimin vdekjeprurës të pandemisë koronavirus në komunitetet afrikano-amerikane gjatë koncertit të saj në një koncert virtual “One World: Together at Home”, duke thënë se virusi po vret njerëzit me ngjyrë me një ritëm të lartë alarmant në SH.B.A.