KreuStil Jetese

Jo thjesht një shtëpi/ Brenda super kompleksit luksoz që Kylie Jenner sapo e bleu 36.5 milionë dollarë

Kylie Jenner sapo ka rrëmbyer një tjetër rezidencë kësaj radhe në Holmby Hills që kap vlerën e 36,5 milion dollarëve.

Miliarderja 22-vjeçare duket se po mendon të zhvendoset nga Calabasas ku jeton, për të jetuar në një nga lagjet më magjepsëse të Los Angeles.

Rezidenca e re në fakt nuk është thjesht një shtëpi, pasi hapësira prej 19.250 metra katrorë është faturuar si një ‘kompleks turistik’, sipas TMZ.

Kylie – e cila ka kryesuar për dy vitet e fundit listën e Forbes për miliarderët më të rinj që gjithçka e kanë arritur vetë ka bërë të sajën kompleksin super lukzos dhe tejet privat.

Me shtatë dhoma gjumi dhe 14 tualete, shtëpia e yllit të Kardashian-it ka vend për të gjithë familjen.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF