
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.
Për herë të parë, numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve të prekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë, në buletinin ditor, ka bërë me dije se 7 raste të reja janë konfirmuar sot nga 225 teste, e ndërsa janë shëruar 15. Rastet e reja janë regjistruar në Krujë, më konkretisht 3 persona, 1 punonjës në fasoneri dhe 2 të tjerët raste kontakti, ndërkohë 2 raste të tjera në Tiranë dhe 2 në Shkodër.
Numri i ulët i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit, por edhe numri i ulët i të shtruarve në spitale, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë treguar se situata është në kontroll. Mësohet se në dy spitale COVID në Tiranë, në total janë 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar, 6 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacientë është në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 31 pacientë, e ndërsa në total numri i personave të prekur me COVID-19 është 773, nga të cilët 272 janë aktiv.




Parashikimi i Horoskopit, datë 30 prill 2020









Horoskopi Ditor, e mërkurë 29 Prill 2020






