Ermal Meta, këngëtari i famshëm nga Fieri që jeton në Itali, fitues i Sanremos, prej disa ditësh zhvillon përmes rrjeteve sociale me kitarë koncerte live nga shtëpia e tij ku qëndron i izoluar.
Së fundmi artisti ka menduar të sjellë një version krejt ndryshe të këngës shqiptare “Lule Velo Partizani” dhe në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Meta dëgjohet duke kënduar në gjuhën italiante, këngën- kolonë zanore e filmit “Partizani i vogël Velo”, kompozuar nga Kujtim Laro.
“Të gjithë e dinë se çfarë është liria.Të gjithë duhet të dinë se sa persona kanë dhënë jetën për lirinë dhe të gjithë duhet t’i kujtojmë ata pasi falë tyre ne jemi në gjendje të shijojmë lirinë.
Kjo është letra e një ushtari për gruan e tij. Një pjesë është në shqip. Kjo pjesë ishte kënga e partizanëve shqiptarë, e atyre që u larguan, e që u kthyen dhe kënduan edhe për ata që nuk u kthyen kurrë”








Horoskopi Ditor, e mërkurë 29 Prill 2020







Horoskopi Ditor, e martë 28 Prill 2020




