Nëntë vite më parë përralla e një vajze të zakonshme që martohet me një princ u bë realitet.
Sot Duka dhe Dukesha e Cambridge janë fytyra e re e mbretërisë britanike, shumë të pëlqyer nga publiku falë edhe tre fëmijëve të tyre të vegjël: George, Charlotte dhe Louis.
Më 29 prill të 2011-ës miliona njerëz në mbarē botës ishin ulur përpara ekranit të televiziorit për të ndjekur live ceremoninë e martesës së Kate dhe William. Kush e harron momentin kur Kate Middleton mbërriti në Westminster Abbey me një fustan përrallor nartese që menjëherë hyri në dhjetëshen e fustaneve më të dashur të kohës teksa ecën drejt altarit, gati për t’k thënë “PO”-në dashurisë së saj, princit të Britanisë së Madhe.
Kanë kaluar nëntë vite nga ai moment emocionues që nga shprehja “Je shumë e bukur” e William për Kate-n e tij e cila dëshironte të linte flokët e lëshuara sepse ndryshe ai nuk do ta njihte, sot çifti shijon 3 fëmijët e tyre të ardhur në jetë me pak vite diferencë nga njëri-tjetri.
Ja disa prej fotove më të mira të familjes prej 5 anëtarësh që kanë rrëmbyer zemrat e publikut që prej atij 29 prilli.






Horoskopi Ditor, e mërkurë 29 Prill 2020







Horoskopi Ditor, e martë 28 Prill 2020






Horoskopi sot, e hënë 27 prill 2020
