
Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një deklaratë për media, duke informuar mbi situatën e koronavirusit në vend .
Eugena Tomini nga ISHP bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 766.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 270 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat.
Deri në këto momente janë testuar 8028 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 766 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455.
Nga 281 pacientët aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10 % po trajtohen në dy spitalet COVID ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim me simptoma të lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes.
Deri tani 30 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë.”



Horoskopi Ditor, e mërkurë 29 Prill 2020







Horoskopi Ditor, e martë 28 Prill 2020






Horoskopi sot, e hënë 27 prill 2020

Horoskopi ditor, e dielë 26 prill 2020!


