KreuStil Jetese

“Brenda Covid-it”, publikohen pamjet e Infektivit dhe dhomave të izolimit të pacientëve me Covid-19

Emisioni “Top Story” në Top Channel këtë të martë ka transmetuar një emision dedikuar Covid-19 dhe ka mundur të hyjë në mabientet e Spitalit Infektiv, aty ku po bëhet lufta me sëmundjen e rëndë.

Grupi i xhirimit i përbërë nga gazetarja dhe një kameraman kanë sjellë pamje ekskluzive nga brenda spitalit dhe dhomave të izolimit ku po trajtohen të sëmurët. Nën shoqërinë e shefes së Infektivit, doktoreshës Najada Çomo, emisioni ka sjellë një reportazh nga ajo që nuk duket e nuk shihet nga përtej traut të spitalit.

 

Mjekë që prej 2 muajsh nuk shohin familjet e tyre, frikë, lot, trishtim, mall, momente lumturie krenarie dhe ato që të prekin në shpirt janë vetëm disa nga pamjet që “Top Story” ka sjellë për publikun e gjerë. Emisioni nis nga Instituti i Shëndetit Publik me punën e epidemiologëve në terren, kryerjen e testeve, kujdesin e treguar me disifektimin, momentet e rezultateve…

…për t’u zhvendosur pranë Spitalit Infektiv në QSUT ku vizitojnë pavionet e ndryshme nga të sëmurët më lehtë te rastet më të rënda ku ekipi mund të qëndrojë vetëm pak sekonda.

Stafi mjekësor ndan me publikun gjithçka ndodh brenda dyerve të Infektivit dhe emocionet, frikërat e pasiguritë pas veshjes mbrojtëse.

“Unë kam një vajzë një vjeç e gjysmë dhe një djalë 10 vjeç. Kontakti me djalin është më thjeshtë sepse mjafton që të mos përqafohemi edhe pse duket e çuditshme që të mos përqafosh fëmijën. Por kjo është më e pakta kur të duhet edhe të mos i shohësh fare apo mos ti kesh afër fare. Ashtu si vajza e ka të pamundur të më qëndrojë larg, ajo është në momentin që eksploron sytë hundën gojën dhe është e pamundur që ta mbash larg. Pastaj prindërit e mi jetojnë me mua dhe transmetueshmëria nëpërmjet saj është më e madhe. Kështu dhe unë dhe im shoq, dhe ai është mjek dhe jemi detyruar të largohemi nga shtëpia”, tregon Nevila Gjermeni, mjeke infeksioniste.

“Ishte pak e vështirë, unë kam dy fëmijë , bashkëshortin dhe ne bëmë një ndarje në familje duke mos kontaktuar. Ata ishin shumë të emocionuar, më thoshin mami bëj kujdes, çfarë duhet të bëjmë të vijmë te dhoma të të bëjmë diçka …ka qenë goxha emocionuese edhe kjo pjesë. Kemi patur edhe ne emocionet tona , kemi patur emocione aq të forta saqë kemi qarë në krahët e njëra-tjetrës , bashkë me doktoreshat…edhe tani e ndjej atë emocion se u ktheva mbrapsht”- Merita Sefa.

“Eee këtu pastaj më fillon është e vështirë nuk është e lehtë nuk është e lehtë . Është frika se mos sëmurësh familjarët e tu me thënë të drejtën por do kalojë”, tregon Prof. ASC Najada Çomo , shefe e sherbimit infektiv, e cila i dorëzohet për pak sekonda mallit dhe nuk i përmban dot lotët.

EMISIONI I PLOTE

 

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF