KreuStil Jetese

Zbardhen detajet e sherrit mes dy aktorëve: Gent Hazizi u godit me dorezë metalike

Përplasja fizike e ndodhur ditën e martë në zonën e ish-ekspozitës në Tiranë mes dy aktorëve të njohur Ledio Laki dhe Gent Hazizi ende nuk ka një motiv të ditur, megjithatë policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen.

 

Sipas bluve të kryeqytetit ka qenë aktori i “Portokalli”, Ledio Lako ai që ka goditur me përforcues grushti metalik Gent Hazizin dhe një mikun e tij.

Policia thotë se ka ndërhyrë dhe i ka shoqëruar palët ndërsa ndaj Lakos, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

“Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Lako, 40 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu. Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF