Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds janë bërë prindër mëngjesin e të mërkurës. Çifti që vetëm pak ditë më parë u infektua nga Covid-19 kanë njoftuar kanë mirëpritur në jetë një djalë të shëndetshëm i cili ka lindur në një spital në Londër.
“Kryeministri dhe Znj Symonds janë të entuziazmuar për të njoftuar lindjen e një djali të shëndetshëm në një spital në Londër herët këtë mëngjes. Si nëna ashtu edhe foshnja janë shumë mirë. Kryeministri dhe Znj Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit NHS”, tha një zëdhënës i çiftit.
Media britanike kanë shkruar se Kryeministri Johnson ka qëndruar në krah të bashkëshortes së tij gjatë gjithë lindjes.
Symonds më parë ishte izoluar në një vilë në jug të Londrës, pasi edhe ajo si dhe kryeministri bashkëshort ishte testuar pozitive nga infeksioni i koronavirusit.
Kryeministri britanik u rikthye ne detyrë para tre ditesh pasi u shërua nga Covid teksa dhe prej afro tre javesh u shtrua në spita.
Lajmi vjen si diçka befasuese, pasi Carrie Symonds pritej të lindte gjatë verës, megjithëse asnjë datë nuk ishte konfirmuar.
Djali i sapolindur është fëmija i parë, i çiftit Boris Johnson dhe Carrie Symonds, ndërsa ai ka dhe katër fëmijë të tjerë nga martesa e mëparshme 25-vjeçare.




Horoskopi Ditor, e mërkurë 29 Prill 2020







Horoskopi Ditor, e martë 28 Prill 2020






Horoskopi sot, e hënë 27 prill 2020

Horoskopi ditor, e dielë 26 prill 2020!

