KreuStil Jetese

Pas sherrit me Ledio Lakon, Gent Hazizi shfaqet në publik me syrin e nxirë!

Përplasja fizike mes dy aktorëve Ledio Lako dhe Gent Hazizi në kryeqytetet dy ditë më parë ishte kryefjalë e mediave. Në sherr ndërhyri edhe policia e Tiranës që orë më pas zbardhi edhe detajet e ngjarjes duke thënë se ka qenë Lako ai që ka goditur me dorezë meralike Hazizin, version ky që u hodh poshtë nga 40-vjeçari duke thënë se përplasja ka qenë vetëm me shpulla dhe se nuk janë përdorur mjete të tjera të forta.

Vetëm pak orë pas ngjarjes, i lënduari Gent Hazizi është shfaqur në publik përmes Instagramit të tij. Ai ka realizuar një video live me aktorin Florian Binaj, video këto që Hazizi i realizon prej ditësh me personazhe të ndryshëm si një formë për të thyer rutinën e karantinës.



Duke qenë se njoftimin për këte video ishte bërë prej ditësh, aktori i “Familja kuqezi” nuk e ka shtyrë atë por ka zgjedhur të shfaqet para publikut në një moment ku portalet zienin nga sherri mes tij dhe Lakos.


Siç shihet edhe fitoja, Gent Hazizi shfaqet me syrin e mavijosur, detaj ky që ia kanë vënë në dukje edhe ndjekësit e shumtë, që shpesh e kanë ngacmuar me pyetje për Lakon, të cilave Hazizi i është shmangur pa bërë asnjë koment mbi këtë temë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF