Make up artisti me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic ka humbur njeriun e tij të dashur për shkak të infektimit me Covid-19.
Xhaxhai i Dedivanovic u nda nga jeta pasi humbi betejën me sëmundjen me të cilën ra në kontakt pak javë më parë.
Lajmin e trishtë e ka ndarë me publikun vet make up artisti duke shkruar edhe disa fjalë zemre për këtë humbje të rëndë.
Së bashku me foton e Axhi-t të tij, 36-vjeçari shkruan:
“U prehsh në paqe i ëmbli im Axhi. Të dua. Sot ne përcollëm xhaxhain tim të dashur i cili humbi betejën me Covid-19. Do të më mungosh përgjithmonë ♥️”!
Qindra miq dhe të afërm i kanë shprehur ngushëllimet make up artistit për këtë humbje të rëndë.



Stil Jetese
Parashikimi i Horoskopit, datë 1 maj 2020







Stil Jetese
Parashikimi i Horoskopit, datë 30 prill 2020









Stil Jetese
Horoskopi Ditor, e mërkurë 29 Prill 2020
