KreuStil Jetese

Pas shumë thashethemesh, modelja shqiptare pranon ndarjen nga i fejuari

Prej disa muajsh po përflitet se modelja shqiptare Heidi Lushtaku dhe partneri i saj, boksieri i njohur Robin Krasniqi i kanë dhënë fund lidhje së tyre.

Romanca katër vjeçare e dyshes së fundmi ishte kurorëzuar edhe në fejesë, fejesë e cila nuk ka pasur fund të lumtur.

Ka qenë vetë Heidi ajo që ka konfirmuar thashethemet e ndarjes duke shkruar një status në rrjetet sociale e duke pranuar se ajo dhe Robini janë ndarë prej 7 muajsh tashmë

“Pavarësisht që ka bërë jehonë ndarja ime me Robinin asnjëherë s’kam dashur të flasë publikisht, madje për hir të kësaj i kam evituar edhe intervistat, por, ngase është e pamundur t’i rezistojmë kureshtjes së mediave dhe fansave, nga ky çast të deklaroj që statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar dhe tani jemi të pozicionuar karshi njëri-tjetrit si miq të denjë. Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme sidomos pas një periudhë afërsisht katër vjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme, por nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, ne kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë.

Kur e shfletojë këtë eksperiencë jetësore më rrezaton përplotë emocione dhe ndjenja të natyrave të ndryshme, prandaj dua ta arkivoi në kujtesën time si një përjetim dhe mësim të vyshëm që ma dhuroi jeta, dhe asnjëherë si një kohë që duhet ta gjykojë me pendesë. Prandaj unë vazhdoj ta çmoj si mik Robinin e sidomos familjen e tij, e në veçanti nënën e tij e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, she si e tillë duhet të shërben si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare.

Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të gjitha synimeve jetësore! Me dashuri Heidi‘.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF