Princesha Charlotte ka nisur ‘detyrat’ e saj mbretërore!
Në nder të ditëlindjes së saj të pestë në 2 maj, prindërit krenarë Kate Middleton dhe Princi William publikuan katër foto të reja të vajzës së tyre.
Pamjet e reja të Charlotte tregojnë se ajo po merr pjesë në një përpjekje vullnetare për të ndihmuar në pandeminë e koronavirus.
“Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë shumë të lumtur që ndajnë katër fotografi të reja të Princeshës Charlotte përpara ditëlindjes së saj të pestë nesër,”- tha pallati mbretëror në një deklaratë të Premten.
“Fotografi janë shkrepur në prill nga Dukesha Kate në Sandringham, ku familja mbretërore ndihmoi në paketimin dhe shpërndarjen e pakove ushqimore për pensionistët e izoluar”.
Charlotte dhe familja e saj u zotuan për të ndihmuar banorët e moshuar që jetojnë pranë shtëpisë së tyre, në Anmer Hall, në Norfolk, ku ata janë izoluar në mes të krizës.
Në foto, Charlotte shihet teksa troket në derën e një fqinji ndërsa në duar mbante disa pako me makarona të bëra shtëpi, të cilat siç tregon një burim mbretëror për PEOPLE ishin të përgatitura nga 38-vjeçarja Kate.
Këto ditë kanë qenë të mbushura me festa për Kate dhe Williams. Pas ditëlindjes së dytë të djalit të vogël Louis, çifti festoi 9-vjetorin e martesës ndërsa sot është vajza e tyre vetme që mbush 5-vjeç.




Parashikimi i Horoskopit, datë 02 maj 2020







Parashikimi i Horoskopit, datë 1 maj 2020







Parashikimi i Horoskopit, datë 30 prill 2020

