Nuk ka asnjë dyshim se Jenner është mjeshtre e rrjeteve sociale.
Miliarderia 22-vjeçare i di mirë pikat e saj të forta dhe di sesi të krijoi nje foto perfekte, siç bëri të premten me foton e hedhur në Instagram pranë një peme, ku nxirrte në pah të pasmet e saj.
E veshur me një kostum crop-top dhe një fund të ngushtë, fotoja në fjalë vjen pas fotove të shkrepura pas ditë më parë në rrugë nga paparazët.
Pamja e Kylie-t teksa bënte pazar e veshur sport pa pikë make up-i në fytyrë shokoi fansat e yllit që janë mësuar të shohin në rrjet një tjetër imazh të saj.
Megjithatë, duket se Kylie as që e vret mendjen për ato shkrepje por vazhdon të shijojë qëndrimin në rezidencën e saj në Holomby Hills në shoqërinë edhe të mikeshës së saj më të mirë.
Dy ditë më parë Kylie u duke se konfirmoi edhe zërat për një rikthim me partnerin e saj reperin Travis Scott, babain e vajzës së saj 2-vjeçare Stormi.



Parashikimi i Horoskopit, datë 02 maj 2020







Parashikimi i Horoskopit, datë 1 maj 2020







Parashikimi i Horoskopit, datë 30 prill 2020


