KreuStil Jetese

Dokumentari: Lady Diana ka tentuar 4 herë vetvrasjen!!!

Sipas “The Sun” një dokumentar i cili do të shoh shumë shpejt dritën e publikimit do të zbulojë se princesha e ndjerë ka tentuar vetvrasjen, një detaj ky që do të tërbonte dy djemtë e saj William dhe Harry.

Dokumentar që do të publikohet brenda disa muajve do të hetojë “fantazmat”- e brendshëm, por jo vetëm – që rrethuan princeshën e ndjerë, e cila vdiq në mënyrë tragjike në verën e 1997.


Do të titullohet “Being me, Diana” dhe do të përshkruajë jetën e Zonjës D ”, shkruan tabloidi,“ nga fëmijëria e komplikuar deri tek çrregullimet e të ngrënit, deri te martesa e palumtur me Charles”- shkruan tabloidi britanik.


Një rindërtim e përshkrim i ngjarjeve dhe jetës së Dianës që- përsëri sipas mediave britanike – do të sillte një detaj shqetësues: “Diana ka tentuar vetëvrasje katër herë”.

Tani për tani nuk është e qartë as si, kur apo pse, por nëse misioni i prodhuesve të dokumentarit ka qenë të tërhiqnin vëmendjen e publikut, mund të konsiderohet një mision i suksesshëm pasi në fakt, shumë njerëz janë gjithë sy e vesh për të ditur çdo ditë e më shumë të reja rreth tij.

Tags:

Home bordo