KreuStil Jetese

Covid-19; Shkon në 820 numri i të prekurve, shtohen 17 raste të reja!

Covid-19; Shkon në 820 numri i të prekurve, shtohen 17 raste të

Ka shkuar në 820 numri i të prekurve nga Covid-19 në vend, nga ku 17 raste të reja janë konfirmuar vetëm në 24 orët e fundit.

Nga 17 rastet e reja që janë regjistruar në 24 11 janë kontakte të të prekurve më herët, nga të cilat 9 janë në Tiranë, 5 në Krujë dhe 3 në Kamëz vatër familjare.

Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19.

Dr. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

“Situata epidemiologjike po monitorohet me shumë kujdes nga të gjitha strukturat e shëndetësisë. Në këtë situatë të lehtësimit të masave, është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID19 si dhe kontakteve të tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive.

11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar.

Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19.

Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar.

Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive.”

Tags:

Home bordo