Arilena Ara ka humbur babin e saj disa vite më parë dhe ylli i muzikës nuk lë rast pa e shprehur mungesën dhe mallin për të.
Artistja ka kujtuar sot ditëlindjen e tij dhe ka ndarë me ndjekësit e shumtë në Instagram një kujtim shumë të veçantë të marrëdhënies së tyre.
Në një letër të hershme, Arilena i shkruan babait fjalët “Kurrë s’do ndahem nga ti babi dhe të dua shumë”, duke i dërguar edhe një urim special të shtrenjtit të saj e i shkruan: “Gëzuar ditëlindjen në parajsë babi”!
Në letrën e postuar nga këngëtarja, babai i përgjigjej me fjalët “Faleminderit bija ime Arilena! Shumë faleminderit babi!”
Nje kujtim shumë prekës dhe i vyer për këngëtaren, e cila gjithmonë e ka përshkruar marrëdhënien me të atin si tejet speciale dhe kurrë nuk i ka fshehur deklaratat e dashurisë për të. Shumë e mbajnë mend Arilenën që të “Gjeniu i vogël” ku shoqërohej në publik nga babai dhe përmes mikrofonit i thoshte se e donte shumë.
Artistja i ka dedikuar atij edhe këngën më të suksesshme të sajën “Nëntori”.
Parashikimi i Horoskopit, datë 05 maj 2020
Lehtësimet e reja; Ja çfarë ndryshon këtë javë
Parashikimi i Horoskopit, datë 02 maj 2020




