Të martën e 5 majit, bashkëshortja e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, Vanessa, festoi ditëlindjen e saj.
Ky 38-vjetor e gjeti vetëm pa dashurinë e jetës së saj dhe vajzën Gianna që humbën jetën tragjikisht në janar.
Një ditëlindje e trishtë por që ka por me një grimcë lumturie të shfaqur papritur në jetën e saj: një letër e pahapur dashurie nga Kobe që Vanessa gjeti në shtëpinë e saj.
Duke dashur ta cilësojë atë ishte si dhurata e fundit nga Kobe për ditëlindjen e saj, Vanessa i ka ndarë emocionet me ndjekësit në Instagram.
“Dje gjeta një zarf ku shkruhej: Dashurisë së jetës time, nga Papi”. Prita që ta hapja zarfin në ditëlindjen time, më dha diçka për të pritur sot. Ironia është se Kobe kishte vendosur një foto timen të vizatuar me një engjëll që më mbante në krahë… Më mungon dashuria e jetës time dhe vogëlushja ime e ëmbël. Mirënjohëse që u zgjova pranë 3 vajzave të mia të ëmbla sot. Do të doja që të gjithë të ishim bashkë! Dëshira ime e ditëlindjes!”- shkruan Vanessa krahas postimit prekës.


Parashikimi i Horoskopit, datë 06 maj 2020

Klea Huta zbulon gjininë e fëmijës!







Parashikimi i Horoskopit, datë 05 maj 2020






Lehtësimet e reja; Ja çfarë ndryshon këtë javë



