KreuStil Jetese

Sot vetëm 4 të infektuar; numri më i ulët gjatë dy muajve!

Sot vetëm 4 të infektuar; numri më i ulët gjatë dy

Në përditësimin e të dhënave të fundit rreth situatës së Covid-19 në vendin tonë nga Ministria e Shëndetusisë, duket se kjo e hënë fatmirësisht ka regjistruar numrin më të ulët të të infektuarve që prej nisjes sē pandemisë në vendin tonē.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 4 raste të reja të infektuar me Covid-19, ndërsa katër pacientë janë shpallur të shëruar.

Në 24 orët të fundit janë testuar 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 4, përkatësisht 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 872 qytetarë. 654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF