Pantallonat e shkurtra, apo “hot pants” sic i njohin ndryshe, kanë një rikthim triumfues këtë vit. Nga pasarelat, e deri tek stili i rrugës, elegante e të veshura me taka ose sport, ato këtë sezon duket do t`i shohim kudo.
Pantallonat e shkurtra nuk janë të komplikuara, duken bukur e në motin e ngrohtë, janë edhe mjaft praktike. Femrat filluan t`I vishnin këto lloj pantallonash vetëm nga vitet 1930; deri atëherë, ato konsideroheshin shumë të tepruara. Madje edhe në vitet `40 e `50, në disa qytete, grave u ndalohej të mbanin pantallona të tilla. Dalëngadalë, ato nisën të ktheheshin në një simbol të nënkuptuar feminiliteti, edhe pse nuk e patën impaktin e një kostumi për shembull.
Megjithatë, stilistë të njohur si Michael Kors, Anthony Vaccarello për Saint Laurent, dhe Natacha Ramsay-Levi për Chloe— padyshim nuk patën këtë histori në mendje kur i prezantuan në pasarelat e tyre si trendin “hot” të këtij viti, por thjesht po kërkonin ndoshta dicka “ të freskët për syrin”, dhe pasi minifundet kanë dalë për momentin nga vëmendja e kësja industrie, ishte vetëm cështjë kohe që pantallonat e shkurtra të shfaqeshin si një alternativë shumë e mirë.









Rina Balaj: Bella Hadid më kopjoi fustanin!!

Pipero: Jo me maska e doreza në rrugë!







Horoskopi Ditor, 9 Maj 2020


