KreuStil Jetese

Sarah Jessica Parker, veshje të frymëzuara nga Carrie Bradshaw!

Ndodh dhe kështu: aktorja “kopjon” stilin e personazhit të cilin e ka interpretuar vetë! Sarah Jessica Parker nuk është mjaftuar vetëm me fustanin me printe gazetash si ai që mbante Carrie Bradshaë tek “Sex and the city”, por falë stilistes Patricia Field, edhe kombinimet e saj sport ngjasojnë me ato të figurës që do të kthehej në një frymëzim të vërtetë stili për shumë gra e vajza. SJP, sot 55 vjec, u fotografua e veshur si Carrie me një fustan të bardhë, kombinuar me triko blu, shall bojqielli që e përdorte si maskë e sandale elegante blu me takë ( nga koleksioni i asaj vetë).

Nuk është hera e parë që shohim ngjashmëri në veshjet e Sarah dhe Carrie, por pyetja është aktorja imiton këtë të fundit, apo ka qenë edhe ajo vetë që ka arritur të lërë gjurmën e saj mbi personazhin aq të dashur nga publiku?

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF