Pyetja që lind përherë në mënyrë spontane është” po si ia bëjnë xhanëm? Botox-i, bisturia dhe Photoshop-i kanë pjesën e vet, por edhe make-up mund të jetë një aleat shumë i vlefshëm për të pasur një pamje më të re. Ashtu sic na mësojnë yjet. Në thelb, dy produkte dhe një vëmendje e vogël janë të mjaftueshme nësë aplikohen në vendet e duhura.
Për të zbutur shenjat e plakjes dhe, në të njëjtën kohë, të forconi shprehjet e fytyrës, është e nevojshme të dini se si të jepni dritë në pikat strategjike. Dy produkte specifike janë të mjaftueshme: një korrektor me shkëlqim dhe një fondatinë.
E para, nëse përdoret mirë, mund të kontribuojë ndjeshëm për të bërë “mrekullinë “.
Duhet të aplikohet midis vetullave, në këndin e brendshëm të syrit për të hapur shikimin, në zgavrën e qepallës dhe në pjesën e vogël mes hundës dhe buzëve. Pastaj kalojmë tek fondatina, duke qenë të kujdesshëm për të mos zgjedhur atë që është shumë e rëndë ose e errët. Efekti i përgjithshëm duhet të jetë ai i freskisë dhe natyrshmërisë. Më shumë preferohet ajo e lëngshme sesa pluhuri kompakt, i cili nxjerr më shumë në pah rrudhat dhe zvogëlon uniformitetin. Duhet të aplikohet në sasi shumë të vogla dhe me prekje të vogla. Thënia angleze shkon: më pak është më shumë, më pak është më mirë.


Horoskopi ditor, e martë 16 qershor 2020


Ngjyrat e 2020-tës, si mbahet floku këtë sezon!





Cantat e reja më “hot” të 2020-tës!


Cfarë na mësoi Whitney Houston për modën!







Horoskopi ditor, e shtunë 6 Qershor 2020

